Rama: Rindërtuam falas shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria rindërtoi falas shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria rindërtoi falas shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti.

Në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama solli në vëmendje pasojat e tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit 2019, ku qindra familje mbetën pa çati mbi kokë, të cilave qeveria iu përgjigj, duke u ndërtuar shtëpitë e reja.

Duke folur për takimin e një dite më parë, me qytetarë të zonës së Kombinatit, Rama deklaroi se me Programin e Rindërtimit, shtëpitë u rindërtuan me kushte të paimagjinueshme.

“Kjo nuk është një fjalë goje, sepse ka shumë gjëra që ne kemi bërë. Isha në Kombinat, ka qartësisht probleme, por ama aty po punohet dhe ndërtohet dhe po krijohen kushte të paimagjinueshme për një shtresë shoqërore familjesh që përndryshe kurrën e kurrës nuk do të arrinin të kishin shtëpitë që po i marrin falas me Rindërtimin”, u shpreh kryeministri.

Rama vuri në dukje se vende më të zhvilluara se Shqipëria, si Italia apo Turqia nuk kanë mundur t’u rindërtojnë shtëpitë nga e para të prekurve nga tërmetet.

“Ishte një zonjë atje që më tha: “Unë kam djalin në Itali”. Po në Itali kanë rënë tërmete 30, 20 apo 10 vite më parë dhe njerëzit janë akoma nëpër rulota. Italia është vend i G7-ës. Në Turqi, ka pasur fatkeqësi të mëdha të kësaj natyre. Reagimet kanë qenë më shembullore se në Itali, por nuk ekziston, nuk ndodh të ndërtohen shtëpi falas. Janë të gjitha me kredira e me qira”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…