Kredi Studentore, Gonxhja: Mbështetje financiare për tarifat e studimit dhe kostot e jetesës

Qeveria ka mundësuar skemën e kredisë studentore, që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.


Qeveria ka mundësuar skemën e kredisë studentore, që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale një video informuEse për të gjithë studentët që kanë nevojë për këtë mundësi.

“Aplikim për Kredi Studentore! Për më shumë info, vizitoni faqen e AKFAL ose Arsimit”, shkroi Gonxhja.

Kredia studentore i vjen në ndihmë studentëve që kanë nevoje për mbështetje financiare.

Përfitues të kredisë studentore janë të gjithë studentët në universitetet publike që nuk përfitojnë bursë apo përjashtohen nga tarifa e shkollimit.

Kredia studentore përdoret për tarifën e studimit dhe koston e jetesës në vlerën deri të një page minimale.

Procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë duke ndjekur hapat në e-Albania duke zgjedhur universitetin, degën, vitin dhe shumën e kredisë dhe duke ngarkuar të gjithë dokumentacionin: me listën e notave dhe një vërtetim që nuk janë përfitues të ndihmës financiare.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) ka negociuar me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore të jepet pa kolateral fizik.

Burimi ATSH

Ismet Bellova – U shua zëri që i dha shpirt futbollit

"Lamtumirë, senator i fjalës dhe i emocionit!"

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ismet Bellova – U shua zëri që i dha shpirt futbollit

"Lamtumirë, senator i fjalës dhe i emocionit!"