Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.


Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

“Garanci që drejtësia të jetë e pavarur, aty ka qenë Amerika, tani që Amerika pritet të tërhiqet nga pushteti i drejtësisë ajo s’ka për të qenë asnjëherë e pavarur, ka për t’i shërbyer pushtetit të radhës”, ishte një nga komentet e qytetarëve në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë tha se Reformën në Drejtësi nuk e solli Amerika (SHBA), ndërsa shtoi se drejtësi që i shërben pushtetit nuk do të ketë më sa kohë që Partia Socialiste do të jetë në pushtet.

“Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar dhe për aq sa po kontribuon, dhe nuk po kontribuon pak në përpjekjen tonë të përbashkët për t’u ulur në tryezën e përbashkët, për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE-së, është fryt i vizionit, vullnetit dhe i përpjekjes titanike të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nuk e solli Amerika dhe Amerika nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse jemi ne këtu. E kemi shkruar në programet tona qysh kur ishim në opozitë, qysh kur udhëhoqa zgjedhjet e para në opozitë, është fryt i qëndrimit tonë të prerë”, u shpreh Rama.

“Po të ishim kundër drejtësisë, atëherë ne do të ishim këtu pa asgjë që shikon, dhe komenton sikur i ka bërë Amerika. Amerika ka dhënë një mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e luftës, por pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet nga Partia Socialiste. Nëse Partia Socialiste e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë që të tjerët janë të rreshtuar në luftën kundër institucioneve të drejtësisë e kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK, dhe të drejtuesit të SPAK nga gjithfarëlloj shpifjesh, akuzash, shantazhesh, fyerje e kështu me radhë”, tha Rama.

“Ji i sigurt se drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do të ketë, sa kohë që PS të jetë në pushtet me mua në krye ose më tutje, pas 2030-ës, me këdo tjetër që do të marrë këtë stafetë, kur ne të jemi anëtarë të BE-së”, nënvizoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.