Integrimi në BE, Rama: Me një shpejtësi si asnjë vend tjetër, brenda prillit çelim dy grup-kapituj të tjerë

Shqipëria përgatitet në dy muajt e ardhshëm të shkojë në Bruksel për të hapur edhe dy grup-kapituj të tjerë për negociatat drejt Bashkimit Europian.


Shqipëria përgatitet në dy muajt e ardhshëm të shkojë në Bruksel për të hapur edhe dy grup-kapituj të tjerë për negociatat drejt Bashkimit Europian.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku deklaroi se, “Shqipëria është duke hapur me një shpejtësi si asnjë vend tjetër, dyert e korridorit të gjatë të Bashkimit Evropian”.

“Na kanë ardhur dy letra, njëra në fund të janarit dhe tjetra në fillim të shkurtit, nga Presidenca polake e BE për të hapur dy grup-kapituj të tjerë, dhe në mars ose në fillim të prillit, do të shkojmë në Bruksel për të hapur edhe dy grup-kapitujt e tjerë”, tha Rama.

Rama deklaroi se, “Komisionerja e Zgjerimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih e tha qartë se duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027-ës dhe nëse në 2028-ën marrim vendimin politik të Këshillit Europian për t’u bërë anëtarë të rinj të BE, të gjitha këto fjalë që thua ti i merr era, sepse nuk të pranon njeri në BE me këto krahasime që i bën ti vendit tënd, komplet i helmuar nga “llumi i kënetës” që e dinë qeverisjen një lojë me porta të vogla tek oborri i lagjes. Shqipëria është tjetër sot që të gjithë po e shohin e po i marrin gjithnjë e më shumë e po shohin hajrin”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.