Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Shpërndarja do të nisë më 1 mars

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bonusi i pensionistëve do të nisë të shpërndahet nga 1 marsi dhe se vendimi është miratuar nga qeveria që nga data 9 janar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bonusi i pensionistëve do të nisë të shpërndahet nga 1 marsi dhe se vendimi është miratuar nga qeveria që nga data 9 janar.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët”, deklaroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri reagoi mbi lajmet për bonusin të ditëve të fundit, teksa i cilësoi këto qëndrime “lojë me nervat e pensionistëve”.

“Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, theksoi ai më tej.

Këshilli i Ministrave miratoi më 9 janar bonusin e pranverës për 730 430 pensionistë.

Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…