Balluku: Në maj përfundon riparimi dhe fuqizimi i nënstacionit “Tirana 1”

Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, po rilind, duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.


Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, po rilind, duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për riparimin dhe fuqizimin e këtij nënstacioni.

Balluku bëri të ditur se punimet për ndërtimin e këtij nënstacioni, të nisura në maj të vitit 2024, do të përfundojnë në maj 2025, një vit para afatit të planifikuar.

“Aktualisht kanë përfunduar 95% e punimeve, ndërsa nënstacioni është në operim duke mos e ndërprerë furnizimin për asnjë moment”, tha ajo.

Sipas Ballukut, në këtë nënstacion, të ndërtuar 75 vite më parë, është duke u zëvendësuar e gjithë teknologjia, duke rritur kapacitetin nga 33 mega në 100 mega.

Në të gjithë vendin aktualisht janë në riparim disa nënstacione dhe po ndërtohen disa të tjera të reja.

“Konkretisht po riparohet nënstacioni i Lezhës, Velipojës, ka përfunduar nënstacioni i Pogradecit, edhe aty kemi kaluar nga operimi 10 kV, në 20 kV. Po riparohet nënstacioni i Kuçovës, ndër më të rëndësishmit të zonës së Jugut. Po ashtu po riparohet ai i Fierit, ku i shërben të gjithë qarkut, Fierit, Lushnjës dhe po ndërtohet edhe një tjetër i ri që i shërben zonës tjetër të jugut. Do të ndërtohet edhe një nënstacion i ri, si garanci për furnizimin e gjithë kësaj zone”, tha administratori i OSSH, Blendian Dalipi.

Po ashtu bëri të ditur se është parashikuar edhe ndërtimi i një nënstacioni të ri në Piqeras, si siguri për të gjithë bregun, si dhe do të riparohet nënstacioni i Xarës që i shërben Ksamilit, si përgjigje ndaj zhvillimeve urbane në atë zonë.

Tjetër nënstacion i cili po riparohet, tha Dalipi, është ai i Akërnisë, që i shërben rajonit të Vlorës, por do të shërbejë edhe si siguri për aeroportin e ri të Vlorës.

“Njëkohësisht po punohet për fuqizimin e nënstacionit të Skraparit, i cili deri dje ka operuar në pothuajse 100% të kapaciteteve të tij. Kemi futur në fuqizim dhe riparim linjën Kafaraj-Fier dhe nënstacionin e ri të Kafarajt”, deklaroi Dalipi.

Burimi ATSH

Urtësia kineze që frymëzon harmoni mes qytetërimeve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, prezantoi Nismën e Qytetërimit Global të (GCI) në mars të vitit 2023, ku theksoi se…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

Falë reshjeve të para të borës së sezonit, Boga dhe Qafa e Thorës janë kthyer në atraksionet kryesore dimërore si…