Rama: Shqipëria sot me atë të djeshmen si dita me natën, me atë të 2030-ës, si dita që sapo ka aguar

Kryeministri Edi Rama foli sot për transformim të vendit gjatë qeverisjes nga Partia Socialiste që ai drejton.


Kryeministri Edi Rama foli sot për transformim të vendit gjatë qeverisjes nga Partia Socialiste që ai drejton.

Në rubrikën “Sy m’sy”, ku kryministri ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, bëri të ditur se Shqipëria sot me atë të një dekade më parë është “si dita me natën” dhe se Shqipëria sot me atë të 2030-ës ngjan si dita që sapo ka aguar.

“Këtë çështjen e punëve të Zotit, më mirë ta marrim me rezerve se ato i di vetëm Zoti, Çfarë kam bërë unë për Shqipërinë nuk ka nevojë të lodh unë ty duke ta thënë. Mjafton që ti të fërkosh pak sytë dhe të kthehesh pas dhe të shikosh nga e kemi nisur këtë rrugë, kur shqiptarët vendosën të ma japin mua dhe PS-së barrën e udhëheqjes së këtij vendi, për të kuptuar çfarë kam bërë unë dhe PS në një dekadë të vetme”, theksoi Rama.

Rama solli në vëmendje se kur ai erdhi në qeverisje Shqipëria ishte pa drita dhe se borxhet ndaj OSHEE-së ishin të pallogaritshme.

“Nuk e di në ke qenë në këtë planet, edhe sikur të mos kesh qenë në Shqipëri, me siguri duhet ta kesh dëgjuar dhe parë përmes ekraneve dhe kanaleve të tjera të informacionit se Shqipëria kur ne morëm detyrën ishte pa drita, nuk ishte drita. Kishte një borxh katastrofik vetëm ndaj OSHEE”, tha ai.

Njëkohësisht, Rama foli për borxhet e prapambetura të shtetit ndaj kompanive që kishin kryer punë publike.

“Në Shqipëri nuk kishte një makineri që ndizej në kantiere, sepse ishin fikur nga borxhet. Rrugët ishin lënë rrugëve, ishin prerë shirita me daulle po nuk kishte një kantier në punë, sepse nuk kishte më para”, deklaroi Kryeministri.

Po ashtu, ai kujtoi mungesën e medikamenteve në spitale.

“Spitalet nuk kishin më mundësi të furnizoheshin me ilaçe, sepse kompanitë nuk bënin furnizim për shkak se shteti nuk u paguante paratë”, tha ai.

Por, kryeministri vuri në dukje se pavarësisht situatës në të cilën ishte vendi dhe investimeve të kryera, sërish nuk është bërë aq sa ishte dëshira, për shkak edhe të dy goditjeve: pandemisë dhe tërmetit të nëntorit 2019.

“Çfarë t’ju them më, sepse është habi e madhe që duhet të kujtojmë gjëra të tilla për disa që nuk e di se çfarë kanë parasysh kur vendosin shenjën e barazimit mes shkatërruesve dhe ndërtuesve. Ne mbase nuk kemi ndërtuar gjithçka kemi dashur të ndërtojmë, sepse kjo jetë nuk është kaq e thjeshtë duke pasur parasysh raportin mes dëshirave dhe mundësive dhe rrethanave që krijohen. Na ka dalë rrugës një pandemi që gjunjëzoi gjithë botën, një tërmet që do të kishte gjunjëzuar një elefant. Dhe ja ku jemi sot, këtu me të gjithë parametrat të pakrahasueshëm me çfarë ishim”, shtoi Rama.

Ai vuri në dukje se një provë e pakontestueshme ishte ecuria e procesit të anëtarësimit në BE.

“Nuk i hap asnjë derë askujt që nuk është gati për të kapërcyer pragun. Dhe ne kemi hapur disa dyer tashmë dhe dy dyer të reja dhe do të hapen në mars dhe prill. Nuk dua të hyj të turizmi dhe një sërë të dhënash të tjera që tregojnë që Shqipëria sot, me Shqipërinë dje, është si dita me natën. Shqipëria sot me atë të 2030-ës është thjeshtë dhe vetëm si dita që sapo ka aguar”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…