Gonxhja: Biznesi të ofrojë skema suplementare të pensioneve

rritja e produktivitetit, reduktimi i informalitetit, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit përmes zgjerimit të bazës taksapaguese dhe Rritja e vendeve të punës me paga cilësore, janë disa nga mekanizmat për të shkuar drejt një pensioni dinjitoz.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se rritja e produktivitetit, reduktimi i informalitetit, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit përmes zgjerimit të bazës taksapaguese dhe rritja e vendeve të punës me paga cilësore, janë disa nga mekanizmat për të shkuar drejt një pensioni dinjitoz.

Në konferencën ndërkombëtare mbi të ardhmen e sistemit të pensioneve në Shqipëri, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministri Gonxhja apeloi biznesin për ofrimin e skemave suplementare të pensioneve dhe mbështetjeje për jetën pas punës.

Individët, theksoi ministri, duhet të bëjnë të vetën, duke mos u strukturuar në një punë të “sigurt” me pagë të ulët, ku shpesh “shtyjnë kohën” e ku vendet e punës shtohen për qoka, me paga asistence, por të punojnë në privat me një pagë dyfish më të lartë.

“Administrata qendrore dhe ajo vendore duhet të optimizojnë burimet njerëzore në sektorin publik, duke mundësuar rritje pagash e reduktim parazitësh. Biznesi nga ana tjetër, që sot ka filluar edhe të ankohet për mungesë të fuqisë punëtore, duhet të ndërgjegjësohet, t’u ofrojë punonjësve edhe skema suplementare pensioni dhe mbështetjeje për jetën pas punës, njësoj si bizneset në Perëndim, por edhe të rrisë e deklarojë plotësisht pagat,” deklaroi Gonxhja.

Sipas tij, boshllëqet e shkaktuara nga papunësia e informaliteti në vitet e epokës më të egër të tranzicionit, bën që të kemi ende breza që dalin sot në pension me barrën negative të Shqipërisë së viteve 1990 – 2013.

“Na shqetëson “mjaftueshmëria” e tyre. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për shkaqet e kësaj mosmjaftueshmërie. Nga njëra anë, kemi pensionistët e dalë në pension para reformës së vitit 2014, të cilët vuajnë efektet e skemës pararendëse, ndërsa nga ana tjetër kemi historitë kontributive individuale, me boshllëqe të shkaktuara nga papunësia e informaliteti, në vitet e epokës më të egër të tranzicionit, çka bën që të kemi ende breza që dalin sot në pension me barrën negative të Shqipërisë së viteve 1990 – 2013,” u shpreh ministri.

Ai vuri në dukje se bonuset e akorduara edhe pse në rritje nuk janë zgjidhje, por se nevojiten zgjidhje afatgjata.

“Përpjekja e deritanishme për ta adresuar mosmjaftueshmërinë e të ardhurave për pensionistët me bonuse e transferta të tjera, ku vitin që shkoi akorduam edhe bonusin më të lartë të dhënë ndonjëherë, dhe sivjet siguruam edhe bonusin e ri të pranverës, duhet një zgjidhje afatgjatë dhe në afatgjatë nuk është as e qëndrueshme,” u shpreh ministri.

Ministri nënvizoi se edhe nëse reformohet sistemi aktual i pensioneve, forcohet individualiteti e zgjerohet solidariteti, sërish do të jemi duke diskutuar probleme pamjaftueshmërie nëse nuk do të rrisim produktivitetin e ekonomisë tonë.

“Duhet të ndërgjegjësohemi se informaliteti garanton më tepër lekë sot, por shndërrohet në një gjëmë nesër kur të plakemi”, shtoi ai.

“Biznesi që ankohet për taksat, – e vijoi ministri fjalën, – duhet të kuptojë që ndërsa shteti shqiptar vjel nga taksat sa 27% të PBB, vendet e rajonit ka vite që janë mbi 30-35% e PBB.”

Ai theksoi edhe nevojën për politika të reja në ndihmë të familjeve të reja.

“Duhet të konceptojmë e zbatojmë një sërë politikash në ndihmë të familjeve të reja. MEKI, por edhe disa nga bashkitë kryesore në vend, po zbatojmë një sërë programesh të strehimit social, ndërkohë që jemi në proces të një rishikimi tërësor të tyre për të zgjeruar numrin e përfituesve, por edhe për të adresuar jo vetëm blerjen e shtëpisë së parë, por edhe rigjenerimin dhe zgjerimin e apartamentit ekzistues,” tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Kroaci, ambasadorja Hoxha takon kryebashkiakun Erlic

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, zhvilloi një vizitë në qytetin e Zadarit, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Kroaci, ambasadorja Hoxha takon kryebashkiakun Erlic

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, zhvilloi një vizitë në qytetin e Zadarit, ku u prit nga…