Diversifikimi i burimeve të energjisë, Rama: Investim i rëndësishëm në Spitalin Memorial

Energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë..


Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë edhe në shërbimin spitalor synon rritjen e sigurisë energjetike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Spitali Memorial në Fier, ku po kryhet një investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme.

“Memoriali Spital Solar, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Panelet diellore, me një prodhim vjetor prej 180 MWh, do të sigurojnë kursimin e energjisë elektrike deri në 25%”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë, edhe në shërbimin spitalor, rrit sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta bërë shërbimin shëndetësor përdorues të energjisë solare.

Energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë, ndërkohë që diversifikimi i burimeve energjetike është shpallur prioritet me synimin që vendi të arrijë sovranitetin në këtë sektor e të jetë eksportues neto.

Lexo më shumë nga

Kuvendi sot shqyrton raportet e disa institucioneve dhe aktin normativ të buxhetit

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kuvendi sot shqyrton raportet e disa institucioneve dhe aktin normativ të buxhetit

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.