Balla në Miçigan, takim me bryebashkiakun e Westland ku jetojnë afro 12 mijë bashkatdhetarë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prit nga Kevin Coleman, kryetar i Bashkisë Westland


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prit nga Kevin Coleman, kryetar i Bashkisë Westland, ku jetojnë afro 12 mijë bashkatdhetarë.

“Jemi këtu për diasporën tonë që jeton në Miçigan. Jemi shumë krenarë për nivelin e tyre të integrimit në shoqëri. Shteti i Miçiganit ka qenë një ndër shtetet më të dashura të shqiptarëve 100 vitet e fundit. Kam vizituar teqe, kisha, dhe sapo erdha nga takimi me Elon Musk-un shqiptar. Po takojmë shumë sipërmarrës të suksesshëm dhe përfundoj sot me një takim me diasporën shqiptare,” i tha Balla kryebashkiakut të Westland, duke i shpjeguar atij se si gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton jashtë kufijve, me një komunitet të madh edhe në SHBA.

“Më lejoni t’ju shpreh në emër të qeverisë dhe popullit tonë falënderimet e sinqerta për atë që po bëni për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë që jetojnë këtu”, i tha Balla kryebashkiakut.

Kryebashkiaku i Westland, Kevin Coleman, nga ana e tij i tha Ballës se vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë mes shtetit të Miçiganit dhe Shqipërisë.

“Është shumë e rëndësishme për ne. Ka qenë gjithmonë një marrëdhënie e veçantë. Qyteti im i Westland është shtëpia e disa mijëra shqiptaro-amerikanëve, është një pjesë e bukur e kulturës sonë. Ata zotërojnë biznese gjithashtu, restorante, kompani. Marrëdhënia mes tyre dhe qeverisjes sonë këtu në këtë qytet ka qenë shumë e fortë,” u shpreh Coleman, i cili i tregoi Ballës edhe një rezolutë që përcaktonte datën 28 nëntor si Ditën e Trashëgimisë Shqiptare.

Coleman ishte nismëtari i kësaj rezolute.

“Është mahnitëse, përmes kësaj rezolute ju keni pranuar kontributin e komunitetit shqiptar këtu për shtetin e Miçiganit. Është një ide madhështore dhe e bukur,” u shpreh Balla, duke treguar se ekziston diçka e ngjashme edhe në Nju Jork.

Në fund Balla dhe Coleman shkëmbyen dhuratat. Balla i dhuroi një peizazh të qytetit të Beratit duke i thënë se kur të vizitojë Shqipërinë do ta shoqërojnë edhe në atë qytet, ndërsa kryebashkiaku një kapelë me logon e qytetit dhe një filxhan me simbole kuqezi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar…