Gati krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Rama: Në bashkëpunim me Italinë, motor zhvillimi për vendin

Rama theksoi se Banka do të menaxhohet nga një superskuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e “Cassa Depositi e Prestiti”


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot finalizimin e projektligjit për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Përmes një videomesazhi, kryeministri bëri të ditur se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të krijohet falë bashkëpunimit me institucionin prestigjioz financiar italian “Cassa Depositi e Prestiti”, që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti, institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik.

Rama theksoi se Banka do të menaxhohet nga një superskuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e “Cassa Depositi e Prestiti” për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kuvendi sot shqyrton raportet e disa institucioneve dhe aktin normativ të buxhetit

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kuvendi sot shqyrton raportet e disa institucioneve dhe aktin normativ të buxhetit

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.