Beci takim me arqipeshkvin e ri të Dioqezës Shkodër-Pult: Shkodra, shembull i harmonisë fetare

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i uroi sot mirëseardhjen Arqipeshkvit, Imzot Giovanni Peragine.


Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i uroi sot mirëseardhjen Arqipeshkvit, Imzot Giovanni Peragine. Beci gjatë takimit me Arqipeshkvin Peragine, ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratën për Monsinjor Angelo Massafra, i cili e konsolidoi arkidioqezën metropolitane Shkodër-Pult.

Imzot Giovani Peragine mori detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult disa ditë më parë në një ceremoni pranë katedrales së Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.

“Si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira për këtë vend, ai kontribuoi në forcimin e harmonisë ndërfetare që populli ynë e vlerëson thellësisht. Shkodra ka qenë gjithmonë një shembull i shkëlqyer i kësaj harmonie, dhe ne jemi të bindur se, nën drejtimin tuaj, kjo traditë do të vazhdojë të zhvillohet më tej. Jam i sigurt se do të kemi mundësi për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të së mirës së përbashkët, duke kontribuar për mirëqenien e qytetarëve dhe duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë”, tha Beci.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, e siguroi Arqipeshkvin, Imzot Giovanni Peragine për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë Shkodër, ndaj institucioneve fetare të këtij qyteti.

Burimi ATSH

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation