Rama: Nga kotece të braktisura, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore

Kryeministri Edi Rama tha sot se ka përfunduar rehabilitimi i Pediatrisë së Specialiteteve në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama tha sot se ka përfunduar rehabilitimi i Pediatrisë së Specialiteteve në Tiranë, ndërsa informoi se “një program i ri do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm, ku fëmijët që marrin shërbim në Spitalin Pediatrik të ndjekin shkollën brenda në spital me programe specifike”.

Duke folur për investimet e tjera të kryera në shëndetësi, Rama tha se “është ndërtuar spitali i ri ditor me 60 shtretër ku ka përfitim për 65 pacientë në vit që e shfrytëzojnë atë strukturë vetëm brenda një dite dhe që nuk mbingarkojnë pjesën tjetër të sistemit”.

“Janë rehabilituar 3 poliklinika specialitetesh dhe nga viti 2018 deri tani në vitin që po mbyllim kemi 400 qendra të reja në Republikën e Shqipërisë. Kishim 400 koteca të braktisura ku rrinte vetëm një infermiere dhe ku doktori shfaqej sipas rastit”, tha Rama.

Sa i përket ndërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Rama tha se “është në fazën e fundit”.

“Rehabilitimi plotë i spitalit rajonal të Kukësit dhe Lezhës, Krujës, godina e re e laboratorëve të Instituti të Shëndetit Publik rikonstruksionin e plotë në mjediset e spitalit Psikiatrik në Vlorë, spitali rajonal në Gjirokastër dhe së shpejti në spitalin rajonal i Dibrës se kontrata është lidhur”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Nxënësit ekselentë, shembuj frymëzues për gjithë shoqërinë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot shembujt frymëzues që përcjellin për gjithë shoqërinë nxënësitë ekselentë.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Nxënësit ekselentë, shembuj frymëzues për gjithë shoqërinë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot shembujt frymëzues që përcjellin për gjithë shoqërinë nxënësitë ekselentë.