Rama: Do të rrisim pagat për Forcat e Armatosura në mesataren e NATO-s

Rama tha se do të rriten pagat për Forcat e Armatosura në mesataren e NATO-s.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kemi një transformim të madh për sa i përket Forcave tona të Armatosura, një transformim, që sipas kreut të qeverisë “lexohet në një fakt të vetëm; që për 70 kuota në Akademinë e FA kemi pasur 1114 aplikime nga maturantë në garë”.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se “këtë shifër, disa vite më parë as nuk mund ta imagjinonte njeri dhe ndërkohë nga pikëpamja e infrastrukturës, nga pikëpamja e logjistikës, nga pikëpamja e kushteve, Forcat tona të Armatosura tani janë në standardet e NATO-s.

Rama tha se do të rriten pagat për Forcat e Armatosura në mesataren e NATO-s.

“Por ne vazhdojmë të besojmë që edhe pse i kemi rritur në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e tyre, duke e bërë praktikisht ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit, duhet të vazhdojmë t’i rrisim për ta çuar siç jemi zotuar në mesataren, jo të rajonit, por të NATO-s dhe do ta bëjmë këtë gjë. Nuk diskutohet që do ta bëjmë këtë gjë”, tha Rama.

Rama theksoi po ashtu se kemi një flotë helikopterësh të shtuar luftarakë.

“Sot kemi dronët Bajraktarë; kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që është funksionale tanimë; po rikthehet në funksion baza ajrore e Gjadrit për vendosjen dhe stërvitjen e helikopterëve Black-Hawk; kemi një strukturë komplet të re dhe inovative të mbrojtjes së vetë ushtrisë përveç strukturës nacionale dhe një Qendër të re Ekselence për Teknologjinë dhe Inovacionin që është pranë strukturës së muzeut të Ushtrisë dhe kemi dhe një risi tjetër që me prototipin e makinës së re ushtarake shqiptare, Shota, që është prezantuar dhe në panairin e Parisit, do të kemi makinën ushtarake të prodhimit vendas, duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm besoj”, tha Rama.

Rama tha se “ajo që ndryshon gjithashtu, është një qasje e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me asetet e ushtrisë duke i bashkuar faktikisht, shumë vendeve të tjera të NATO-s dhe duke pasur një departament të dedikuar për zhvillimin e aseteve, të cilin ne do ta vëmë në radhë ta parë në funksion të turizmit”.

Rama tha se Ministria e Mbrojtjes nuk është në rolin e strukturës që lëshon asete, por në rolin e strukturës që merr pjesë në zhvillimin e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…