Hapja e aeroportit të Vlorës në 2025, Balluku: Nxitje e konkurrencës për bileta më të lira dhe më tepër destinacione

Për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” projekton të presë 12 milionë pasagjerë, ndërsa në maj 2025 do të kalojë në kategorinë 4E si aeroport që plotëson tërësisht standardet.


Për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” projekton të presë 12 milionë pasagjerë, ndërsa në maj 2025 do të kalojë në kategorinë 4E si aeroport që plotëson tërësisht standardet.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në aeroportin e Rinasit me rastin e regjistrimit të pasagjerit të 10-miliontë, ndërsa u shpreh se targeti i ri për vitin 2025 është arritja e 12 milionë pasagjerëve.

Balluku informoi se përgjatë muajit maj 2025, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit do të shënojë edhe një hap tjetër përpara duke kaluar në kategorinë 4E.

“Kjo vjen si rezultat i investimeve në lidhje me pistën, vendqëndrimet, pajisjet përpunuese dhe padyshim shërbimin zjarrfikës. Këto janë kritere që të japin mundësinë për të avancuar një kategori më lartë”, tha ajo.

Një tjetër zhvillim me rëndësi që pritet vitin e ardhshëm në fushën e aviacionit civil është edhe hapja e aeroportit të Vlorës.

“Vitin ardhshëm ne presim një zhvillim tjetër që ka të bëjë me konkurrencën në vend. Hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Jam e sigurt që do të jetë vetëm një konkurrencë pozitive midis 3 njësive operative në Shqipëri në shërbim të plotë të qytetarëve duke ofruar çmime më të mira për biletat, si dhe më shumë destinacione dhe kompani ajrore në vendin tonë”, tha Balluku.

Sipas saj, aviacioni do të vazhdojë të jetë sektori i së ardhmes.

“Edhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë e vlerësojnë tashmë Shqipërinë si një nga vendet me arritjet më të larta në aviacionin civil. Çdo muaj në tabelën e arritjeve Shqipëria vazhdon të vlerësohet ndër vendet e para qoftë nga Eurocontrol apo entitete të tjera ndërkombëtare që kryejnë monitorimin e aviacionit civil”, tha Balluku.

Por, Balluku vuri theksin te investimi në kapacitete njerëzore, të cilat sipas saj janë shumë të çmuara në këtë sektor.

“Kërkohet staf kompetent dhe i mirëtrajtuar dhe kjo është e vlefshme për të gjithë aeroportet. Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë një iniciativë shumë të rëndësishme, krijimin e një akademie që do të adresojë të gjitha nevojat në kohë, pasi dihet sa e vështirë është të ndërtosh një profesionist në aviacionin civil. Kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve për të ndihmuar në këtë aksion që do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe drejtimin e karrierës për të gjithë ata që duan të zgjedhin një profesion ndërkombëtar me licencën e të cilit mund të punojnë kudo në botë, por pasi të kenë kontribuar në vendin e tyre”, tha Balluku.

Ajo theksoi se “jemi në fazën përfundimtare të hartimit të paketës ligjore, mënyrës së organizmit të kësaj akademie”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…