Samiti i 5-të Global i Strong Cities Network, Llatja: Elbasani, qytet gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka marrë pjesë në samitin e 5-të Global të Rrjetit të Strong Cities Network.


Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka marrë pjesë në samitin e 5-të Global të Rrjetit të Strong Cities Network, një platformë ndërkombëtare që mblodhi mbi 140 liderë lokalë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 90 qytete dhe 40 vende.

Samiti u fokusua në zgjidhje inovative për të adresuar çështje të ndjeshme si urrejtja, polarizimi dhe sfidat që krizat globale sjellin në nivele lokale.

Në këtë samit, kryetari i bashkisë ndau përvojat dhe iniciativat e ndërmarra në Elbasan për të ndërtuar një qytet gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve me liderë nga e gjithë bota nënvizuan rëndësinë e një qasjeje të përbashkët për të përballuar sfidat e përbashkëta.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një angazhim konkret për të forcuar rolin e qyteteve si faktorë të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve globale, duke u bazuar në vlera solidariteti dhe mirëkuptimi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation