Vengu në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Napoli: Fokusi te siguria rajonale dhe projektet infrastrukturore

Kjo vizitë thekson angazhimin e Shqipërisë për një rol më aktiv dhe kontribues në strukturat e Aleancës


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njofton përmes rrjeteve sociale se ka zhvilluar një vizitë në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Napoli, një prej bazave më strategjike të Aleancës, e cila mbulon zonën operacionale të Ballkanit.

Gjatë takimit me komandantin e bazës “JFC Napoli”, admiral Stuart B. Munsch dhe ekipin e tij, bisedimet u përqendruan në disa aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal dhe operativ.

Në fokus të diskutimeve ishin çështje të sigurisë rajonale, bashkërendimi i planeve të Shqipërisë me ato të Aleancës dhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore, që synojnë të rrisin efektshmërinë operacionale dhe lëvizshmërinë ushtarake aleate në Europën Juglindore. Ministri Vengu theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për forcimin e kapaciteteve të NATO-s dhe rritjen e sigurisë në rajon.

Në kuadër të vizitës, Vengu pati mundësinë të takohej edhe me katër ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në JFC Napoli, duke u njohur më nga afër me kontributin e tyre në misionet e Aleancës. Vengu nënvizoi se në të ardhmen e afërt, kontingjenti shqiptar në JFC Napoli do të zgjerohet dhe do të rrisë përfaqësimin e Shqipërisë në këtë bazë të rëndësishme të NATO-s.

Kjo vizitë thekson angazhimin e Shqipërisë për një rol më aktiv dhe kontribues në strukturat e Aleancës dhe për forcimin e sigurisë rajonale, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët dhe aleatët në NATO.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…