Prokurimi Publik, Myzyri: Digjitalizimi i procesit të ankesave ka rritur aksesueshmërinë

Jonaid Myzyri, drejtor i Komisionit të Prokurimit Publik, i ftuar në Podkastin “FLASIM” të kryeministrit Edi Rama.

Jonaid Myzyri, drejtor i Komisionit të Prokurimit Publik, i ftuar në episodin 7 të sezonit 3 të Podkastit FLASIM të kryeministrit Edi Rama, shpjegoi se çfarë ka ndryshuar në aspektin e ankesave ndaj këtij sektori, sidomos pas procesit të digjitalizimit.

Myzyri tha se “në vitin 2020, në mes të pandemisë, ne e kishim të qartë vizionin: Duhej digjitalizim i Komisionit të Prokurimit Publik përmes transparencës dhe rritjes së stafit të KPP-së. Digjitalizimi i procesit të dorëzimit të ankesave bëri që ky proces i ndërlidhur edhe me e-Albania, të përkthehej në detyra digjitale të parashikuara nga ligji, si për operatorët ekonomikë, ashtu edhe për kompanitë nënkontraktore dhe KPP-në. Nuk e besuam “uraganin” që do të ndodhte në drejtim të transparencës dhe rritjes së aksesueshmërisë së operatorëve ekonomikë”, tha Myzyri.

Ai solli në vëmendje shifrat e procesit të ankesave në KPP nga periudha janar-shtator 2024.

“Kanë paraqitur ankesë 276 operatorë ekonomikë unikë dhe 69 prej tyre, megjithëse kanë qenë në marrëdhënie tregtare me shtetin shqiptar, nuk u kanë besuar ankesave, por falë digjitalizmit është rritur aksesueshmëria në sistem, e për pasojë edhe transparenca. 23% e operatorëve të rinj ekonomikë drejtohen nga gra ose që janë aksionere e këtyre sipërmarrjeve. Digjitalizimi ka rritur ndjeshëm aksesueshmërisë”.

Nga viti 2010 deri 2020, zinxhiri i ankesave ndaj prokurimeve publike nga operatorët ekonomikë bëhej jashtë sistemit të digjitalizuar.

Sipas Myzyri, një indikator që SIGMA ka matur për Komisionin e Prokurimit Publik për vitin 2024 Komisioni ka mbledhur 90 nga 100 pikë të mundshme, dhe për mekanizmin për procedurat për të ankimuar një vendim që lidhet me prokurimet PKK ka marrë 18 nga 18 pikët në vlerësim.

Lexo më shumë nga

Forumi Boao për Azinë, dhe për botën

Forumi Boao për vitin 2026, u mbajt në Hainan nga 24 deri më 27 mars. Mbledhja e këtij viti është…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Boao për Azinë, dhe për botën

Forumi Boao për vitin 2026, u mbajt në Hainan nga 24 deri më 27 mars. Mbledhja e këtij viti është…