Rama: Bashkimi me Europën rrugë me dy korsi, nevojiten reforma dhe kriteri politik

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot bashkimin me Europën, si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave, si dhe korsia politike.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot bashkimin me Europën, si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave, si dhe korsia politike.

Gjatë episodit të 6-të të podkastit “Flasim”, ku e ftuar ishte “Vajza e Themeloreve”, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryeministri Rama u ndal te çelja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”, ndërsa solli në vëmendje rëndësinë dhe përfitimet që vijnë nga ky proces.

“Ky podkast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qyshse më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se është e nevojshme që publiku të informohet, pasi ka një mjegull, keqkuptim, përzierje llafesh mbi këtë proces që është shumë teknik.

“Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në më shumë se një rast ne e kemi parë që negociatat për sa i përket rekomandimeve të Komisionit na janë hapur dhe rekomanduar të fillojnë, por dera ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë.

Ndërsa vlerësoi kapacitetet e dëshmuara nga ekipi negociator dhe administrata publike, Rama u shpreh se beson më tepër se kurrë se “ne jo vetëm për arsye politike dhe mënyrës se si funksionon Europa, por thjesht dhe vetëm se kemi këto kapacitete, do ta arrijmë këtë gjë (anëtarësimin) brenda kësaj dekade. Jam i bindur 100%”.

Për Ramën, “BE, patjetër që nuk është perfekt ka nevojë për t’u rimenduar në funksion të projketit të hedhur nga themeluesit, pra duhet thelluar se është projekt i papërfunduar”.

“Por ka një gjë që shqiptarët e mbështesin BE-në, në qindra vjet nuk kanë pasur kurrë mundësinë të zgjedhin. Për ne kanë zgjedhur të tjerët. Kemi kaluar në perandori e regjime, nuk kemi pasur mundësi për të zgjedhur. Mundësia për të zgjedhur na erdhi kur ra Muri i Berlinit dhe ne zgjodhëm”, tha Kryeministri.

Rama garantoi se “askund për ne, në asnjë drejtim përveç se në BE, nuk mund të ketë garanci në breza për liri individuale”.

“BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë. E dyta për rendin ligjor, atë që ne po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë tonë, një rend ligjor demokratik dhe për demokracinë funksionale patjetër që është një ushtrim që ka gjithë vështirësitë e veta dhe sot po shfaq dobësitë e veta dhe në vetë BE-në”, tha Rama.

Por, sipas kryeministrit, “rendi ligjor, që do të thotë të gjithë të barabartë para ligjit dhe demokracia funksionale gjenden vetëm aty dhe vetëm duke u ulur në atë sofër ti mund t’i garantosh”.

“Çdo përpjekje dhe alternativë tjetër është diçka që ne shqiptarët e kemi provuar në mënyrën më ekstreme”, tha Rama.

Në këtë proces, Kryeministri u ndal te prokurimet publike, ku sipas tij “SIGMA vlerëson se Shqipëria ka sot aktualisht performancën më të lartë në rajon në prokurime publike”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shehu: 159 auditime dhe 13 kallëzime penale nga KLSH në vitin 2024

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor për veprimtarinë audituese të…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shehu: 159 auditime dhe 13 kallëzime penale nga KLSH në vitin 2024

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor për veprimtarinë audituese të…