Rama: Gastronomia, një vlerë e shtuar për paketën turistike

Transformimi i zonave rurale në peizazhe tërheqëse, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.


Transformimi i zonave rurale në peizazhe tërheqëse, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot historinë e suksesit të shef Arianit, i cili prej disa vitesh ka hapur restorantin “Rosa e tymosur” në Pogradec, duke e kthyer atë, në një kohë të shkurtër, në një pikë referimi për zonën, për rosën që ai servir, ndër më të kërkuarat pas koranit pogradecar.

“Një tjetër restorant si “Rosa e tymosur” dëshmon transformimin e madh në gastronomi si një vlerë e shtuar për paketën turistike buzë liqenit, njëkohësisht edhe si një dëshmi e dorës së parë se si nga iniciativë familjare u shndërrua shpejt në një sipërmarrje që punëson dhjetëra të rinj për të krijuar një zinxhir të mirëfilltë vlere ekonomike nga ferma në tryezë”, u shpreh Rama.

Vetë shef Ariani tregon se se e kishte nisur eksperiencën e tij në 2011-ën, kur për herë të parë hapi një restorant të vogël buzë rruge.

“Ditë pas dite shtoheshin klientët dhe pasioni nuk mungonte dhe vendosa bashkë me vëllain të gjenim një vend tjetër që të kishte më shumë potencial për turizëm”, thotë ai.

Ne gjetëm një ambient, tregon Ariani, thuajse të amortizuar, ndërsa sot pret turistë nga e gjithë bota, që nga nordikët e deri të francezët, të shquar për shijen e hollë në degustim.

“Kishte funksionuar edhe më parë si restorant, por e gjeta pothuajse të mbaruar. E rindërtuam, e rikonceptuam, ruajtëm arkitekturën që kishte. U prit shumë mirë dhe klientët e ndjejnë ngrohtësinëe ambientit dhe shërbimin. Ne sollëm mishin agrodolçe, që rrallë e gjen nëpër botë. Ne e sollëm në Pogradec e pëlqyen dhe rezultoi sukses. Tashmë në Pogradec nuk vihet vetëm por koranin, por edhe për të shijuar rosën e tymosur. Në dy vitet e fundit kemi pasur klientë elitarë: francezë, italianë, gjermanë, etj.”, thotë shef Ariani.

Në 5 vitet e fundit, Ariani së bashku me të vëllain dhe të motrën i janë përkushtuar edhe rritjes së fermës në fshatin e tyre të lindjes.

“Kemi marrë nga qeveria toka me koncesion, kemi zhvilluar vreshtarinë. Kemi zhvilluar edhe blegtorinë. Kemi arritur që pothuajse 100% të produktit ta prodhojmë vetë. Është mund i madh, pasi kemi moton të sjellim produktin autokton nga toka, në tryezë“, shprehet ai.

Një ndër turistët e shumët të huaj që vizituan vendin tonë, kishte ndaluar në restorantin e Arianit. Ai tregon se “ajo që provova ishte një fileto pule dhe ishte shumë e mirë. Është një restorant i këndshëm dhe shërbimi është shumë i mirë, pasi ata vijnë tek ty dhe të pyesin nëse të duhet diçka. Më pëlqen ndërveprimi me njerëzit këtu, sepse janë shumë të afrueshëm, të mirë dhe është kënaqësi”.

Ndërsa një italian, i cili prej 5 vitesh ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, thotë se “Rosa e tymosur” është një ndër restorantet që ai frekuenton më së shumti.

“Jam në Pogradec prej gati 4-5 vitesh. Dhe rregullisht frekuentoj “Rosën e tymosur”. Natyrisht ndihem mirë, sepse këtu ushqimi është shumë i mirë dhe shef Ariani që e njoh mirë. Sot u gjenda me motor dhe ndalova për shijet e tij, për ushqimin e tij perfekt”, thotë ai.

Ai shprehet se mishi që shef Ariani gatuan është shumë i veçantë dhe një ndër porositë e tij të përhershme.

“Prandaj kur vij këtu gjëja kryesore që dua të provoj është mishi, por dhe perimet të cilat janë bio. Por mbizotëron mishi që vetë shef Ariani e gatuan dhe që është shumë i mirë. Shërbimi natyrisht, ndihem si në shtëpi, të jesh i përkëdhelur është shumë bukur. Edhe miqësia e sinqertë me shef Arianin. Edhe kjo është diça që më tërheq kur vij në Pogradec”, e vijon ai rrëfimin.

Shef Ariani nuk e fsheh dot kënaqësinë që ndjen kur klientët e tij i rikthen në tryezat e restorantit të tij.

“Klientët janë të kënaqur dhe kthehen. Dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe mundohem dhe do të mundohem gjithmonë t’i kënaq më shumë, sepse e di, ata gjithmonë do të presin nga unë më shumë. Rosa e tymosur qe një guxim i imi, sfidë që të bëja, si të thuash, një revolucion”, tregon ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.