Nufi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për fikjen e zjarreve, nuk ka rrezik për banesat

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga aksioni që po zhvillohet për fikjen e zjarreve nga ajri në zona të ndryshme të vendit, ku terreni është i vështirë.


Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin intensiv në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga aksioni që po zhvillohet për fikjen e zjarreve nga ajri në zona të ndryshme të vendit, ku terreni është i vështirë.

Konkretisht, Nufi theksoi se në malin e Dajtit në Tiranë po vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa në Lufaj, Mirditë po vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA-së dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Nufi informoi po ashtu se në Fushë-Lajë, Pukë po vijon operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA-së. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…