Lamallari prezanton drejtorin e ri të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Ervis Gjoshi


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Ervis Gjoshi, i cili do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të komanduar të këtij institucioni.

“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, shprehet ministri Lamallari.

Në vijim të reagimit të tij, Lamallari thotë se qytetarët duhet të kenë një shërbim profesional, të organizuar, të gatshëm në çdo kohë dhe që adreson sfidat komplekse të emergjencave.

“Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, thekson Ministri i Punëve të Brendshme.

Ervis Gjoshi merr detyrën pas dorëheqjes nga drejtimi i MZSH të Arben Carës.

Burimi ATSH

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…