Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese janë prioritet absolut.


Në vijim të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në një strukturë akomoduese në Vlorë, u mblodh sot task-forca ndërinstitucionale e sezonit turistik, me fokus të posaçëm te forcimi i masave të sigurisë në strukturat akomoduese, koordinimi ndërinstitucional dhe garantimi i një reagimi të menjëhershëm në çdo situatë emergjente gjatë sezonit turistik.

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese janë prioritet absolut.

“Parandalimi, bashkëpunimi, protokollet dhe përgjegjshmëria e të gjithë aktorëve mbeten thelbësore. Siguria e çdo vizitori dhe qytetari janë në qendër të punës sonë për një sezon turistik të sigurt dhe cilësor. Ndërgjegjësimi dhe masat ndëshkuese, mirorganizimi, vigjilenca dhe përditësimi i sistemeve operative janë domosdoshmëri”, u shpreh ministri Gonxhja, në mbledhjen e zhvilluar online.

Task-forca nënvizoi se siguria e pushuesve, qytetarëve dhe punonjësve të sektorit turistik është e panegociueshme dhe kërkon respektim rigoroz të standardeve nga çdo strukturë që ushtron aktivitet në sektorin e turizmit.

Në këtë kuadër, u kërkua intensifikimi i kontrolleve në strukturat akomoduese në të gjithë territorin, me vëmendje të veçantë ndaj respektimit të kushteve teknike dhe masave të mbrojtjes nga zjarri, funksionimit të sistemeve dhe pajisjeve të sigurisë, daljeve të emergjencës, sinjalistikës dhe planeve të evakuimit.

Gjithashtu, institucionet përgjegjëse u ngarkuan të forcojnë koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që evidentimi i çdo problematike të pasohet nga ndërhyrje e shpejtë dhe masa konkrete.

Në mbledhje u theksua nevoja që kontrollet të shoqërohen edhe me një komunikim të drejtpërdrejtë me operatorët turistikë, për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë në zbatimin e standardeve të sigurisë.

Task-forca vlerësoi gjithashtu reagimin solidar të komunitetit të biznesit turistik në Vlorë, si një shembull të përgjegjësisë dhe bashkëpunimit që duhet të karakterizojë sektorin, veçanërisht në situata të jashtëzakonshme.

Institucionet shtetërore do të vijojnë monitorimin e situatës gjatë gjithë sezonit turistik, me prezencë të shtuar në destinacionet me fluks të lartë dhe me masa të menjëhershme ndaj çdo rasti që cenon standardet e sigurisë dhe cilësinë e shërbimit.

Shqipëria mbetet një destinacion i sigurt dhe mikpritës dhe garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së çdo vizitori është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe sektorit privat.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…