Regjistër për objektet në bashkëpronësi, Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i ndërtimit dhe çdo karakteristikë e ndërtesës.


Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i ndërtimit dhe çdo karakteristikë e ndërtesës.

Në një intervistë për Tv Klan, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se, pas 20 vitesh, ligji për bashkëpronësinë po u nështrohet ndryshime ligjore, si një nevojë e rritjes së numrit të ndërtesave dhe hapësirave urbane.

“Ne krijojmë për herë të parë konceptin e një regjistri të bashkëpronësisë, që çdo bashki duhet të mbajë që për çdo objekt, i cili ka elementë bashkëpronësie brenda të jetë i regjistruar, të tregojë volumin e bashkëpronësisë, objekt 5-katësh me 10 hyrje, ka shkallë në bashkëpronësi, ashensor nëse ka, tarracë nëse ka, depo uji, pompë uji dhe mënyrën si mirëmbahen kur mirëmbahen, si dhe përcakton nëse ka kryesi, administrator, duke i dhënë mundësi bashkisë të ketë një inventar të qartë në qytet”, thekson Mazniku

Me ndryshimet ligjore, për herë të parë përcaktohet se sa është periudha që objekti duhet t’i nënshtrohet rijetëzimit apo rikonstruksionit për hapësira të veçanta.

“Fillon dhe futet koncepti i nevojës për të bërë disa mirëmbajtje priodike, sa shpesh duhet të mirëmbahet ashensori, duhet një herë në një kohë të lyhet fasdada, të bëhet termoizolimi, në mënyrë periodike duhet pastruar depoja e ujit”, shton Mazniku

Nëse deri më tani administratori dilte si rezulatat i vullnetit të banorëve, tashmë kthehet në person fiskal.

“Administratori regjistrohet si një person fiskal me NIPT dhe i jepet mundësi të lëshojë faturë, titull ekzekutiv që duhet të paguhet nga të gjithë anëtarët dhe të mblidhet nga enetet përkatëse”, nënvizon ai.

Sipas Maznikut, çështjet e vogla të bashkëpronësisë në vlerën e 20% të pagës minimale tashmë do të zgjidhen nga Komiteti i Ndërmjetësimit, i krijuar në çdo bashki të vendit, duke mos e çuar çështjen në gjykatë.

Në fazat e konsultimit paraprak, të gjitha bashkitë kanë mirëpritur ndryshimet ligjore si një domosdoshmëri për zhvillim urban.

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…

Global 360

Osmani në Shkodër: Festat e Nëntorit i bashkojnë të gjithë shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…