Rama: 42% më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me një vit më parë

Ndër sitet kulturore me më shumë interes kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë.

Në periudhën janar-korrik 2024 sitet kulturore në vend u vizituan nga 651 796 vizitorë, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale të dhënat e 7-mujorit.

Kryeministri theksoi se 23% e vizitorëve janë turistë të huaj, ndërsa renditi edhe “Top 5” destinacionet e preferuara të vizitorëve.

Ndër sitet kulturore me më shumë interes kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë.

Lista vijon më pas me Muzeun “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 90,955 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Shkodrës me 85,806 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Butrintit me 84,742 vizitorë dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë me 68,469 vizitorë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.