Spiropali-Bucci: Italia, avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Italisë në Tirane, Fabrizio Bucci.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Italisë në Tirane, Fabrizio Bucci.

Spiropali shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit për nxitjen e partneritetit strategjik, marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë.

“Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mbështetet në marrëdhëniet miqësore historike mes dy popujve tanë”, vleresoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.

“Aktualisht të dyja vendet janë në një moment të rëndësishëm, intensiv dhe të veçantë bashkëpunimi. Pas ratifikimit nga Kuvendi, po fillon zbatimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, prej nga përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mbi 4 mijë italianë në Shqipëri”, theksoi ajo.

Spiropali u shpreh se fillimi i zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy qeverive për emigrantët, është jo vetëm një gjest humanizmi, por një ndikim i Shqipërisë në sistemin global të emigracionit, në të cilin gjatë tre dekadave kemi pasur një pozitë vulnerabël dhe tashmë po shndërrohemi në një shtet kontribues.

“Mbështetja e Italisë për Kosovën, për pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon, Europë e më gjerë”, tha Kryetarja e Kuvendit. (ATSH)

Rama: Prodhimi i brendshëm u dyfishua në një dekadë, rishpërndarje më e gjerë e pasurisë së krijuar

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, ekonomia tashmë po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe…

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Rama: Prodhimi i brendshëm u dyfishua në një dekadë, rishpërndarje më e gjerë e pasurisë së krijuar

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, ekonomia tashmë po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe…