Rama: Super energjia e Kanioneve të Osumit

Kanionet e Osumit në Berat janë shndërruar në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer për aventurierët e sporteve të adrenalinës.


Kanionet e Osumit në Berat janë shndërruar në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer për aventurierët e sporteve të adrenalinës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kanionet e Osumit, ku shihen turistë të dhënë pas aventurës, të cilët shijojnë energjinë dhe adrenalinën që të dhurojnë këto kanione.

“Super energjia e Kanioneve të Osumit”, shkruan Rama përbri videos së postuar.

Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Ndërsa rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga sportet më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.

Në një distancë prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë disa ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”

Lexo më shumë nga

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.