Mete për koncesionin e “pullave fiskale”: Nga janari 2025 shërbimi nga shteti me kosto të ulët

Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.


Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në fjalën e mbajtur, ministri shpjegoi se qëllimi për të cilin vjen sot projektligji lidhet ngushtësisht me një proces të përcaktuar që është heqja e koncesionarit të pullave të akcizës nga ligji dhe theksimi që tashmë ky është monopol shtetëror, pra prodhimi dhe shpërndarja e pullave dhe do të realizohet nga një person juridik publik i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Me urdhër të ministrit të Financave është ngritur një grup i gjerë pune, vjet në dhjetor, që po ndjek procedurat e përmbylljes së koncesionit të pullave fiskale. Koncesioni përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdojë të ushtrohet prodhimi dhe shpërndarja e pullave nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, theksoi Ministri.

Duke qenë se koncesionari përmendej në një sërë nenesh të ligjit dhe ishte parashikuar që ky proces bëhej nga koncesionari dhe kjo ishte në ligj, ligji po vjen për ndryshime.

Ministri u shpreh se ky ka qenë një koncesion i kushtetueshëm dhe qëndrimi ynë është që do të duhet të ofrohet me kosto më të ulëta në të ardhmen.

Lexo më shumë nga

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…