Lufta kundër krimit, 100 milionë euro pasuri të sekuestruara në gjysmën e parë të vitit

Lufta kundër krimit, 100 milionë euro pasuri të sekuestruara në gjysmën e parë të vitit


Rreth 100 milionë euro janë sekuestruar në 6 muajt e parë të vitit 2024 nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin.

Gjatë raportit të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, sekuestrimet më të mëdha të pasurisë janë bërë në Tiranë me 60 milionë euro, pasuri që janë vënë si rezultat i veprimtarive kriminale.

“Vetëm gjatë muajit qershor, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë që po në muajin e fundit, kjo prokurori sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies, administratorëve të subjekteve financiare”, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme.

Gjithashtu, sipas prokurorisë së Përgjithshme, 35 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës, konkretisht në zonën e Himarës.

“Prokuroria Pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi në sekuestro preventive në Himarë, pasuri të patundshme në vlerë totale prej 35 milionë eurosh. Pasuri të dyshuara se janë përfituar me dokumente të falsifikuara. Ndërsa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vetëm në një nga hetimet e fundit të këtij institucioni u sekuestruan pasuri në vlerë 2 milionë euro të cilat dyshohej se buronin nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Edhe Prokuroritë në Durrës, Elbasan, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë kanë sekuestruar në 6 muajt e parë të këtij viti, pasuri të tjera të tundshme dhe të patundshme si prona, makina si dhe subjekte të ndryshme tregtare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.