Rama: Misioni ynë, dekada tjetër ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Europian

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se “ne duhet ta ngremë flamurin kombëtar te oborri në Bruksel, dhe kjo do të ndodhi maksimumi në vitin 2030”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se “misioni ynë është që dekada tjetër ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Europian”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se “ne duhet ta ngremë flamurin kombëtar te oborri në Bruksel, dhe kjo do të ndodhi maksimumi në vitin 2030”.

“Ne do të shkëlqejmë në këtë proces, siç bëmë jashtëzakonisht mirë atë procesin e diagnostikimit. Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces dhe duhet të jetë ide fikse, e ngulur në kokën e çdo përfaqësuesi të lartë të Partisë Socialiste dhe e çdo anëtari të kësaj familjeje, që ne duhet ta ngremë flamurin kombëtar aty te oborri në Bruksel, aty ku janë të gjitha ato duhet të vihet edhe ky flamuri se është edhe më i bukuri atje dhe kjo do të ndodhi maksimumi në vitin 2030”, tha Rama.

Rama theksoi se “ata që nuk e kanë kuptuar akoma ‘pse’-në e ngritjes së komisionit dhe domosdoshmërinë e këtij procesi dhe që janë rrëmbyer nga vala e teorive të konspiracionit, sot duhet ta kenë të qartë se për çfarë bëhet fjalë”.

“Dhe nëse duan akoma më shumë argumente le ta hapin edhe atë librin e madh që unë nuk e solla këtu, se aty pastaj është faqe e dhimbje koke, për sa shumë gjëra duhet të bëjnë që të gjithë, gjyqësori, ekzekutivi, legjislativi dhe kështu me radhë. Ata që nuk duan ta kuptojnë, sepse duan ta kuptojnë, nuk i ndihmojmë dot dhe nuk i shqetësojmë në aktivitetin e tyre të padobishëm. Të vazhdojnë punën e tyre”, tha ai.

“Ndaj, angazhimin maksimal, për të bërë secili detyrën e vet dhe sigurisht edhe me ministrat e kemi ndarë në më shumë se një rast, që për sa i përket pjesës tonë të punës, si pjesë kryesore e asaj skuadrës kombëtare atje në Bruksel, të jemi në dispozicion të këtij komisioni me të gjithë ekspertizën e nevojshme të kërkuar fillimisht, apo që do të kërkohet në vijim për çdo sektor dhe për çdo nënsektor që preket, se të gjithë preken në fakt nga procesi i negociatave”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…