Java Kulturore e Francës / Shfaqja ujore “Fous de Bassin”, Veliaj: Për herë të parë në Tiranë!

E veçanta e Javës Kulturore të Francës është shfaqja ujore dhe piroteknike “Fous de Bassin” e cila vjen nga Ilotopie.


Java Kulturore e Francës në vendin tonë do të jetë nga data 13 deri më 19 maj, me një larmishmëri aktivitetesh ku përfshihen koncerte, ekspozita, shfaqje, kulinari, lojëra dhe shfaqje cirku.

Por e veçanta e Javës Kulturore të Francës është patjetër edhe shfaqja ujore dhe piroteknike “Fous de Bassin” e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj shfaqje magjike. “Vjen për herë të parë në Tiranën tonë një shfaqje mahnitëse, ndryshe nga të tjerat, në Javën Kulturore Franceze! Me datat 15 dhe 16 Maj, në orën 20:00, mblidhemi të gjithë te Liqeni Artificial i Tiranës për të parë spektakël mbi ujë dhe lojëra surreale nga trupa e artistëve vizionarë francezë Fous de Bassin dhe Ilotopie”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

15 artistë do të performojnë në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe gjithçka do të jetë falas për publikun.

Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët do të ketë mundësinë të shijojnë muzikë origjinale, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Spiropali në sipërmarrjen në Kavajë: Skema mbështetëse e lehtësi fiskale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi në Kavajë sipërmarrjen model të familjes Malja.

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në sipërmarrjen në Kavajë: Skema mbështetëse e lehtësi fiskale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi në Kavajë sipërmarrjen model të familjes Malja.