Peng Liyuan dhe bashkëshortja e kryeministrit hungarez vizitojnë shkollën dygjuhëshe hungarisht-kinezisht

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, vizitoi shkollën dygjuhëshe hungarisht-kinezisht në Budapest, e shoqëruar nga bashkëshortja e kryeministrit të Hungarisë, Anikó Lévai


Të enjten pasdite sipas orës vendore, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, vizitoi shkollën dygjuhëshe hungarisht-kinezisht në Budapest, e shoqëruar nga bashkëshortja e kryeministrit të Hungarisë, Anikó Lévai.


Foto:Xinhua

Peng Liyuan dhe Lévai panë mësime të gjuhës kineze dhe të kulturës tradicionale kineze, si letërprerja dhe kaligrafia, duke komunikuar ngrohtësisht me nxënësit. Peng u shpreh se shkolla dygjuhëshe hungarisht-kinezisht është simbol i miqësisë midis Hungarisë e Kinës dhe se ajo pa me kënaqi që nxënësit e flisnin kinezishten shumë mirë. Ajo i inkurajoi nxënësit të mësojnë me zell gjuhën e kulturën kineze dhe të bëjnë vizitë ose të studiojnë në Kinë, duke kontribuuar aktivisht në nxitjen e miqësisë midis të dy vendeve.

Peng dhe Lévai panë një video mbi zhvillimin 20-vjeçar të shkollës dhe shfaqjet artistike të nxënësve, përfshirë valle, recitime e këngë korale, dhe bënë fotografi të përbashkëta me nxënësit. Para se të largoheshin, Peng i dhuroi shkollës një sërë librash që paraqesin kulturën kineze.

Shkolla dygjuhëshe hungarisht-kinezisht u themelua në vitin 2004 dhe është një shkollë publike dymbëdhjetëvjeçare ku jepen kurse të gjuhës kineze dhe gjuhës hungareze.

Lexo më shumë nga

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…