AIDSSH ekspozitë dokumentare mbi arratisjet dhe vrasjet në kufirin juglindor

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Ersekës, organizoi sot një ekspozitë dokumentare mbi arratisjet dhe vrasjet në kufirin juglindor.


Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Ersekës, organizoi sot një ekspozitë dokumentare mbi arratisjet dhe vrasjet në kufirin juglindor.

Në 8 maj 1990, kur Evropa kremtonte prej 45 vjetësh gjerësisht Ditën e Fitores mbi Nazizmin dhe Totalitarizmin, Shqipëria ende dëshmonte se tentativat për arratisje në kufi rezultonin fatkeqe. Presidiumi i Kuvendit Popullor zbuti, në dukje, Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufirit nuk konsiderohej me “tradhti ndaj atdheut”, por vrasjet në kufi vijuan.

Në këtë kuadër AIDSSH, me pjesëmarrjen e të prekurve nga arratisjet në kufi, studiuesve shkencorë, përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizoi sot një ekspozitë me dokumente arkivore, me fakte nga ngjarje tragjike në rajonin kufitar në zonën juglindore të vendit, Kolonjë, Korçë, Pogradec, ku arratisjet kanë qenë të shumta, dhe ku djem të rinj mbetën të vrarë dhe të tjerë janë ende të pagjetur.

Dokumentet dëshmojnë fakte nga brutaliteti i shtetit komunist si dhe koston e përpjekjeve vetëmohuese të shqiptarëve për t’iu larguar varfërisë, dhunës dhe persekutimit.

Kryetarja e Autoritetit, dr. Gentiana Sula në fjalën e saj tha se qëllimi përfundimtar i Autoritetit është realizimi i një memoriali në kujtim të jetëve të humbura dhe sakrificave njerëzore për liri. Në bashkëpunim me Shoqatën Antikomuniste të ish-Përndjekurve Politikë dhe me bashkinë e Ersekës, AIDSSH po punon për integrimin e kësaj ideje me projektin vendor për krijimin e “shtegut të lirisë”.

𝐀𝐫𝐫𝐚𝐭𝐢𝐬𝐣𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐫𝐢𝐧 𝐣𝐮𝐠𝐥𝐢𝐧𝐝𝐨𝐫, 𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫𝐯𝐞 𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞…

Posted by Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 on Wednesday, May 8, 2024

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…