Rama me mësueset në podkastin “Flasim”: Arsimi profesional, alternativë e sigurt drejt tregut të punës

Në episodin 14-të të sezonit të tretë të Podkastit “Flasim” me temë “Zyshat e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama kishte ftuar tre mësuese për të diskutuar mbi temat kryesore të arsimit sot në Shqipëri.


Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Në episodin 14-të të sezonit të tretë të Podkastit “Flasim” me temë “Zyshat e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama kishte ftuar tre mësuese për të diskutuar mbi temat kryesore të arsimit sot në Shqipëri.

Të ftuara në këtë podkast ishin Valbona Duka (Sulçaj) e cila punon prej 25 vitesh si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Tiranë, Juliana Dollani, mësuese matematike në gjimnazin ” Kristaq Capo” Berat, si dhe Viola Jerina, mësuese matematike në Shkodër.

Duke trajtuar çështjen e arsimit profesional, kryeministri Rama nënvizoi nevojën për të shtyrë para reformën për arsimin profesional si alternativë e sigurt për integrim në tregun e punës.

“Duhet t’u japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj,. Ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve”, tha Rama.

Rama theksoi se “detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve”.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe sot, kryeministri Rama shprehu shqetësimin për fatin e gjuhës shqipe, veçanërisht drejtshkrimin e saj.

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i presuar në mënyrë katastrofike nga e gjithë kjo prurje e përditshme në rrjetet sociale, e shkurtimeve, kapërcimeve, anashkalimeve të gramatikës. Më shqetëson kur shoh shkresat zyrtare”, tha Rama.

Në këtë drejtim, mësuesja e gjuhës shqipe, Valbona Duka vlerësoi zhvillimin e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe, ndërsa u ndal te sfidat gjuhësore me të cilat përballen nxënësit sot dhe rolin e mësueses në këtë drejtim.

Mësuese Juliana Dollani veçoi rëndësinë e trajnimeve të mësuesve. “Trajnimet i kemi shumë të nevojshme. Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zhvillimin profesional të mësuesve është një nismë shumë e rëndësishme, nismë kyç. Një mësues duhet të jetë pjesë e trajnimeve kombëtare e ndërkombëtare”, tha ajo.

Ndërsa mësuesja e matematikës Viola Jerina tregon se si pasioni për IT dhe trajnimet që mori në këtë fushë u përkthyen në rezultate konkrete te nxënësit e gjimnazit, të cilët kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare në konkurse të IT-së.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim…