Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.


Pas 12 javësh teori, praktikë dhe workshop, konkursi “RoboTECH në COD”, një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës, ka mbyllur siparin duke shpallur gjimnazet fituese në një ceremoni që bëri bashkë emra të njohur të botës akademike, polikëbërjes, inovacionit dhe medias, në një event kushtuar krejtësisht të rinjve të qarkut Tiranë, të apasionuar pas robotikës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se ky ishte një konkurs i mbushur me emocione mes gjimnazistëve që iu bashkuan finales së madhe të shokëve.

Mes shumë prototipëve cilësorë, gjimnazi “Ismail Qemali” fitoi vendin e parë duke marrë çmimin nga Fondacioni “Dritan Hoxha” të cilin e ndau me grupin fitues Ledion Liço. Ndërkohë, përfaqësuesi i EU4Innovation Gerti Rrotani, mbështeti vendin e parë me një udhëtim në “Gamescom” që zhvillohet në Këln, Gjermani.

Në vend të dytë gjimnazi “Andon Zako Çajupi” mori çmimin nga Universiteti Metropolitan Tirana të cilin e ndau Arjan Cukaj, president i UMT.

Vendin e tretë e fitoi gjimnazi “Sami Frashëri”, nxënësit e të cilit morën dhurata nga kompania inTech përfaqësuar nga Ardit Gavani.

“Çmimi i Publikut” nga votat që u mblodhën gjatë ekspozitës së robotëve në mjediset e COD i shkoi gjimnazit “Ibrahim Rugova”, Kamëz.

Gjimnazistët morën çmime si:

“Best Innovators Team” – Gjimnazi “Ibrahim Rugova”, Kamëz;

“Best Creative Team” – Gjimnazi ”Kristaq Rama”, Tiranë;

“Best Team” – Gjimnazi ”Partizani”, Tiranë;

“Best Wonder Team” – Gjimnazi ”Besnik Sykja”, Tiranë;

“Best Green Team” – Gjimnazi ”Petro Nini Luarasi”, Tiranë;

“Best Social Robot” – Gjimnazi ”Qemal Stafa”, Tiranë.

“Çmimi i Imazhit” dhe “Çmimi Piramida” u fituan nga gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë.

Të gjithë gjimnazistët të cilët ishin pjesë e konkurrimit përfitojnë 100% bursë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Gonxhja shprehet se MEKI nxit të gjitha moshat, entet, organizatat, grupet e komunitetet që sjellin e gjenerojnë ide, që investohen për krijime, shpikje, me vizionin për t’iu bashkuar sfidave inovative.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…