Gonzato takon Baba Mondin: Forcimi i tolerancës dhe solidaritetit, kontribut në rrugën drejt BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gonzato vlerësoi se Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua mbi forcimin më tej të tolerancës, solidaritetit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

“Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Gonzato.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.