Ambasadori Vos: Hetimet financiare, shtyllë kyçe për integrimin në BE

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF)


Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), ku u zhvillua një shkëmbim i thelluar mendimesh mbi mbikëqyrjen financiare, forcimin institucional dhe axhendën e reformave të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të AIF-së, Ervin Koçi, u diskutua mbi përparimin e deritanishëm të institucionit në drejtim të përmbushjes së standardeve evropiane, si dhe mbi sfidat dhe prioritetet në vijim.

Diskutimet pasqyruan përgatitjen serioze të Agjencisë dhe angazhimin e fortë për të çuar përpara reformat e kërkuara në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Qasja profesionale, gatishmëria teknike dhe fokusi i qartë strategjik i AIF-së u vlerësuan si elementë që dëshmojnë progresin e rëndësishëm në përafrimin me standardet e BE-së, veçanërisht në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Agjencia e Inteligjencës Financiare luan një rol vendimtar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi hetimet financiare efektive, sistemet e konsoliduara kundër pastrimit të parave dhe bashkëpunimi i forcuar ndërinstitucional përbëjnë shtylla thelbësore për përmbushjen e kritereve të pranimit.

Ambasadori Vos theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe konstruktiv mes institucioneve, duke rikonfirmuar mbështetjen e Holandës për avancimin e reformave dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve përkatëse në funksion të rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…