Memorandum për zhvillim ekonomik midis Luginës dhe Shqipërisë

Në Preshevë, sot është nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi midis Unionit të Afaristëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës “Vizioni”, Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. I pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj


Në Preshevë, sot është nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi midis Unionit të Afaristëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës “Vizioni”, Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

Me këtë rast, firmat i tyre i vënë, Xhelal Mehmeti në emër të Unionit PBM, Agim Rrapaj nga KASH dhe Nikolin Jaha nga DH.T.I., raporton FOLonline.

I gjithë ky event u ndoq për së afërmi nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj me bashkëpunëtorë të tij dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Në fillim të fjalimit, nikoqiri i takimit, Xhelal Mehmeti, falenderoi Ambasadorin Canaj për lidhjet e krijuara me homologët nga Shqipëria dhe kryetarin e KKSH, Nevzad Lufiu, për mbështetjen.

Mehmeti shfaqi optimizmin se një marrëveshje e këtillë i hap rrugën zhvillimit të Luginës, ndërsa lidhshmëritë fillestare me Shqipërinë i cilësoi si esenciale.

“Shpresojmë se nga sot e tutje Luginën e pret një zhvillim në ardhje”, u shpreh Mehmeti.

Kyetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha se konstruktiviteti i takimit në Tiranë, solli këtë Memorandum i cili ka për qëllim gjenerimin e ekononominë.

“Lugina ka potencial dhe mundësi për zhvillim që të parandalohet migrimi por edhe për ata që kanë shkuar që një ditë të kthehen.

Ne do të japim kontibutin për të jetësuar këtë memorandum”, u shpreh Jaka.

“Të marim në dorë fatin tonë me resurest që i posedojmë por edhe duke senzibilizuar qytetarët njëkohësisht”, theksoi ai.

Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit Shqiptar të Agrobiznesit u fokusua në mundësinë e zhvillimit të buqësisë, sidomos ushqimit.

“Mund të koperojmë midis mundësive tona duke u lidhur me njëri tjetrin.

Ishte këmbëngulësia e ambasadorit që na solli në këtë ditë”, tha Rrapaj.

Në rrafsh të bashkëpunimit, Rrapaj veçoi agrotorizmin si një sferë fitimprurëse dhe inovative.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, tha se sot po shënojmë kapitullin e dytë të rëndësishëm për Luginën pas atij me bursat e studentëve.

“Ky Memorandum hap dyert në fushat sensitive, sidomos për brezin e ri.

Shpresoj të mos ndalemi me kaq dhe uroj që kjo nuk mbetet në letër”, u shpreh diplomati shqiptar.

“Po dakordohemi me elitat e biznesit në Shqipëri me elitat e biznesit në Luginë.

Ne do të ndjekim dhe do ta mbështesim nga afër këtë proces”,tha ndër të tjera Ambasadori Canaj.

Për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, sot po konkretizohet diçka e rëndësishme.

“Është fakt se bujqësia ndikon në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë.

Megjithatë, vazhdimësia e jetës sonë në këto treva varet nga kontibuti i Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lutfiu.

“Fatmirësisht, edhe kjo ditë sinjalizon se nuk jemi pa mbështetje.

Fat që e kemi Ambasadorin Canaj në mesin tonë. Është njeri i aksioneve”, theksoi kryetari i KKSH-së.

Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi…