Balluku: Katër aeroporte dhe korridoret rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit

Ministrja: Parashikojmë mbi 14 milionë turistë për vitin 2024


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit, si një mundësi domethënëse për promovimin e Shqipërisë dhe shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve në fushën e turizmit.

Duke marrë fjalën në këtë Konferencë, Balluku theksoi se, turizmin në Shqipëri është kthyer në një industri të rëndësishme që jep një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit.

Sot Shqipëria, tha ajo, renditet një ndër vendet e para për sa i takon numrit të turistëve.

Duke u ndalur në investimet në infrastrukturë si katalizator të zhvillimit të turizmit, Balluku tha se, “në 2018 kur qeveria vendosi në atë kohë të nisë një strategji për zhvillimin, me të vërtetë pati shumë skeptikë, kjo ndodh shpesh në politikë, të cilët thonë se pse duhen aeroportet e reja në një vend, kur edhe i vetmi që ndodhej në Tiranë pothuajse ishte në 50 % të kapaciteteve. Por asgjë nuk është e rastësishme nga planet dhe projektet e mirëplanifikuar që sot përkthehet në rezultate”.

“Sot në Shqipëri nga një aeroport ndërkombëtar që kishim në 2018, ne ndërtuam në veri të vendit, aeroportin e Kukësit dhe për pak muaj do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, i cili është projektuar për fluturime transoqeanike, por për të akomoduar dhe flukset ndërkombëtare”, u shpreh ministrja.

Balluku theksoi gjithashtu se po punojnë së bashku me ministrinë e Turizmit dhe se kanë nisur procesin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në Gjirokastër, duke e mbyllur kurorën me katër aeroporte. Pas një studimi me Ministrinë e Turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e avioacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një nga zonat më interesante për turizmin”, u shpreh Balluku.

Ndërkaq tha ajo, për pak javë do të hapet Tuneli i Llogorasë që do të hapë një derë të re aksesi në jugun e bukur të Shqipërisë.

“Të gjithë ata që do të ulen në aeroportin e Vlorës, do të kenë mundësinë të kalojnë përmes tunelit të Llogorasë dhe për 7 minuta kalojnë nga Dukati në Palasë, duke aksesur lehtësisht bukuritë turistike në jugun e Shqipërisë”, vuri në dukje Balluku.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, Balluku tha se, “askush më mirë se ju që vizitori Shqipërinë nuk mund të faktojë më mirë se kushdo, transformimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj që po njeh çdo herë e më shumë një fluks të shtuar të turistëve dhe vizitorëve”.

Në projeksionet tona, vijoi ministrja parashikojmë mbi 14 milionë turistë për vitin 2024, por shifrat e muajve të parë të këtij viti me rritje dyshifrore na bëjnë të besojmë se numri i turistëve këtë vit do të jetë përtej parashikimeve, ndaj dhe jemi angazhuar me të gjitha kapacitetet tona në të gjithë sektorët, për të mbështetur mbarëvajtjen e turizmit dhe të ekonomisë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Urtësia kineze që frymëzon harmoni mes qytetërimeve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, prezantoi Nismën e Qytetërimit Global të (GCI) në mars të vitit 2023, ku theksoi se…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

Falë reshjeve të para të borës së sezonit, Boga dhe Qafa e Thorës janë kthyer në atraksionet kryesore dimërore si…