Gjykata Kushtetuese, marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese të Spanjës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u prit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës, Cándido Conde-Pumpido Tourón.


Gjatë vizitës së saj në Madrid, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është pritur sot në një takim zyrtar edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës, Cándido Conde-Pumpido Tourón.

Gjatë këtij takimi, palët evidentuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit që kanë ekzistuar ndër vite mes Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe vendosën avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi bilateral.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është ngritja dhe zhvillimi i një kuadri bashkëpunimi institucional midis Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me interes të përbashkët që lidhen me juridiksionet respektive, sikurse janë ndarja e informacionit për çështjet ligjore, jurisprudencat dhe materialet kërkimore, vizitat studimore të anëtarëve të të dyja institucioneve për shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimi reciprok për publikimet, zhvillimi i seminareve, konferencave dhe veprimtarive të tjera të ngjashme që nxisin bashkëpunimin institucional.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, D.Álvaro Renedo Zalba, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, Entela Gjika.

(Marrë nga ATSH)

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.