Gonxhja-Wisner: Angazhim në kulturë, trashëgimi e aftësim profesional

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, takim me Të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti në një takim, në MEKI, përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Shqipëri, David Wisner dhe këshilltarin ekonomik, Michael Ball.

“Diskutuam për shumë tema të rëndësishme, duke filluar nga investimet e bashkëpunimi në projektet aktuale midis ambasadës amerikane dhe MEKI, për nxitjen e sipërmarrjeve amerikane në Shqipëri, mbi plane e programe në ekonomi, kulturë e inovacion”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Në fokus të takimit ishin dhe zhvillimet në fushën e reformave rregullatore dhe angazhimi direkt në fushën e kulturës, të trashëgimisë e aftësimit profesional.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit e ka konsideruar këtë takim, frymëzues dhe konstruktiv, që nxit vazhdimin e ndërtimin e bashkëpunimit, si dhe promovimin e një zhvillimi të vazhdueshëm dhe forcimin institucional, me qëllim afrimin e kombit amerikan e shqiptar.

🇺🇸🫱🏻‍🫲🏼🇦🇱 Kënaqësi të mirëprisja në MEKI përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Z. David Wisner dhe…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, February 27, 2024

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.