Xhamia e Kuqe e Beratit, një monument që duhet vizituar

Xhamia e Kuqe mendohet se është një nga të parat xhami që u ndërtuan në Shqipëri


DRTK Berat, përmes një fotoje, sjell në vëmendje një prej objekteve më të veçantë, të trashëgimisë kulturore, që gjenden në Kalanë e Beratit. “Çdo rrugicë në Kalanë e Beratit na drejton në një monument për t’u vizituar. Një prej tyre, rrënoja e Xhamisë së Kuqe”, shkruan DRTK Berat, në rrjetet sociale.

Në ditët e sotme Xhamia e Kuqe ruhet në formë rrënoje pranë rrethimit jugor të kalasë së Beratit. Muret janë shembur e vetëm pak kanë mbetur mbi tokë, ndërsa minarja qëndron ende në këmbë nga teknika më e fortifikuar e ndërtimit dhe materiali i punimit të saj është në ngjyrë të kuqe nga ka marrë edhe emrin.

Minarja ruhet më tepër dhe i shton vlerat këtij monumenti, ajo është e ndërtuar me teknikën e klausonazhit dy rreshta horizontale tullash e dy vertikale me fuga të përpunuara pastër. Nga kazani ruhet vetëm një pjesë e fundit të tij me tulla të vendosura në formë dhëmbëshare.

Xhamia e Kuqe mendohet se është një nga të parat xhami që u ndërtuan në Shqipëri. Për identifikimin dhe datimin e këtij objekti ka ndihmuar në radhë të parë përshkrimi i Evlija Çelebiut, gjatë vizitës së tij të dytë në Berat, më 1671.

Sipas tij, në kalanë e Beratit ai ka parë dy faltore islame. Në kalanë e qytetit janë rrënojat e dy xhamive të quajtura njëra “e kuqe”, mesa duket prej përdorimit me shumicë në muret e saj të tullave me të njëjtën ngjyrë dhe tjetra “e bardhë”, e ndërtuar krejt me gurë të gdhendur gëlqerorë.

Lexo më shumë nga

Blogerët japonezë përdorin AI-në për të prodhuar video antikineze

Në një videoplatformë japoneze në internet mund të shihen shumë video që shpifin për kinezët

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Blogerët japonezë përdorin AI-në për të prodhuar video antikineze

Në një videoplatformë japoneze në internet mund të shihen shumë video që shpifin për kinezët