Inagurohet ekspozita “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”, Presidenti Duka: Figurë e pavdekshme, kontribues i madh i futbollit italian

Në ceremoninë ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.


Është inaguruar këtë të enjte ekspozita e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-futbollistit të madh italian, Paolo Rossi si dhe legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në memorien e futbolldashësve, një ekspozitë e mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e Muzeut Kombëtar për çeljen e ekspozitës “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit” ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli, arbitri izraelit i gjysmëfinales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein si edhe personalitete të futbollit shqiptar si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka përshëndeti hapjen e kësaj ekspozite edhe në Tiranë, pas sukseseve në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se Paolo Rossi është një figurë futbolli e pavdekshme dhe që ka motivuar e motivon brezin e ri në rritjen e tyre sportive. Ndër të tjera, Presidenti Duka ftoi të gjithë të apasionuarit pas futbollit që të vizitojnë këtë ekspozitë të veçantë.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në inagurimin e ekspozitës “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”:

”Jam shumë i nderuar që të hap këtë ceremoni inagurimi të ekspozitës “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”. Sot me ne, bashkë me figura té futbollit shqiptar kemi personalitete të rëndësishëm të politikës, diplomacisë dhe të futbollit italian apo qoftë dhe të botës së arbitrimit botëror.

Dua të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, ideatorin, iniciatorin dhe mbështetësin e kësaj ekspozite unike që vjen në Shqipëri pas disa ekspozitave të tjera në aytete të tjera të Italisë dhe Europës.

Bashkë me ne sot është edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. E them me bindje, mik i futbollit shqiptar. Fakti që ka ardhur katër herë brenda dy viteve në Shqipëri, madje dhe në ditë të vështira, kohë kovidi e tregon më së miri këtë miqësi dhe bashkëpunim të Presidentit me futbollin shqiptar.

Gjithashtu edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, një tjetër apasionant pas futbollit dhe mbështetës i vazhdueshëm i aktiviteteve italo-shqiptare si ky i sotmi.

Kemi sot një nga revolucionarët e futbollit italian dhe jo vetëm, por edhe futbollit botëror. Profesor Arrigo Sacchi. Kemi edhe legjendat e futbollit italian bashkë me ne, Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli. I njohim të gjithë si emra, sot kemi kënaqësinë t’i kemi këtu. Gjithashtu edhe një nga figurat e arbitrimit botëror, arbitri i ndeshjes Brazil – Itali, në vitin 1982, na nderon sot në këtë ceremoni inagurimi të kësaj ekspozite.

Jemi me fat që kemi parë Paolo Rossi-n të luajë futboll, një sulmues tipik, një kontribues i madh i futbollit italian, i kombëtares italiane, sidomos me kulmin e tij në 1982, që ishte një nga kontribuesit kryesorë të fitores së titullit kampion të Italisë pas më shumë se 5 dekadash.

Fitues i “Topit të Artë” e i “Këpucës së Artë” i ka dhënë kënaqësinë tifozëve italianë dhe jo vetëm atyre, ka motivuar dhe ka edukuar shumë breza më tej.

Paolo Rossi është ndarë fizikisht nga jeta e tij, por jo emri e vepra e tij. Kjo ekspozitë tregon që ai është i pavdekshëm dhe vazhdon të kontribuojë në botën e futbollit europian dhe në edukimin e brezave të rinj.

Dua të ftoj të gjithë futbolldashësit, të apasionuarit e futbollit shqiptar dhe jo vetëm ta vizitojnë këtë ekspozitë nga sot deri më 24 shkurt, falas. Besoj se do të kenë shumë gjëra për të parë, jo vetëm objekte të Rossit, por të shumë figurave të tjera të futbollit europian e botëror”.

Hapësirat e ekspozitës do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jo vetëm jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, por të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror. Ekspozita do të jetë e hapur nga sot (1 shkurt) deri më 24 shkurt në Muzeun Kombëtar.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…