Lamallari takim me homologun në Hagë: Marrëveshje Shqipëri-Holandë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku zhvilloi një takim me homologun e tij, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku zhvilloi një takim me homologun e tij, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel. Në fokus të bisedës mes tyre ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Lamallari bëri të ditur se palët diskutuan mbi një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive, e cila tashmë është ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme me autoritetet holandeze. Kjo marrëveshje synon të krijojë një kuadër më të fortë për bashkëpunimin institucional dhe operacional mes dy vendeve.

“Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara duke evidentuar potencialin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të mekanizmave të hetimit financiar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese”, thotë ministri Lamallari.

Më tej ai rikonfirmoi angazhimin për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor.

“Konfirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset tona reformuese dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Progresi ynë me negociatat është evident dhe objektivi ambicioz për përmbylljen e fazës teknike brenda 2027 është plotësisht i arritshëm”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit në Hagë, ministri Lamallari do të zhvillojë takime të tjera në Eurojust dhe Europol.

Burimi ATSH

Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: Janë duart e opozitës që e duan Shqipërinë në humnerë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me sulmet e protestuesve duke theksuar se kjo nuk është vepër e studentëve.

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: Janë duart e opozitës që e duan Shqipërinë në humnerë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me sulmet e protestuesve duke theksuar se kjo nuk është vepër e studentëve.