Muzeu Etnografik i Beratit ekspozon për herë të parë dy nga objektet më të hershme arkeologjike

Muzeu Etnografik i Beratit ka prezantuar dy nga objektet më të hershme arkeologjike të zbuluara në territorin e Kalasë së Beratit, një sëpatë guri dhe një çekan guri të periudhës së bronzit të hershëm.


Muzeu Etnografik i Beratit ka prezantuar dy nga objektet më të hershme arkeologjike të zbuluara në territorin e Kalasë së Beratit, një sëpatë guri dhe një çekan guri të periudhës së bronzit të hershëm.

Të zbuluara nga arkeologia Hëna Spahiu gjatë kërkimeve të viteve ’70, këto objekte kanë qëndruar për dekada në fondin arkeologjik të muzeut pa u ekspozuar, ndërsa tashmë dalin për herë të parë para vizitorët.

Sipas Muzeut Etnografik, këto artefakte përbëjnë një dëshmi të rrallë të hershmërisë së jetës në Berat dhe dëshmojnë se ky qytet është një nga vendbanimet më të vjetra të njohura në vendin tonë.

Ekspozimi i tyre hap gjithashtu rrugën për krijimin e një paneli të ri arkeologjik në Muzeun Etnografik, duke pasuruar më tej rrëfimin historik të Beratit dhe duke sjellë pranë vizitorëve dëshmi të reja të së kaluarës sonë.

Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit.

Në katin përdhes një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare.

Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…