Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut firmosin marrëveshje për të drejtat ndërkufitare të qytetarëve

Avokatët e Popullit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosën sot në Prizren një memorandum bashkëpunimi për t’u garantuar qytetarëve të tre shteteve të drejtat përtej kufijve shtetërorë.


Avokatët e Popullit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosën sot në Prizren një memorandum bashkëpunimi për t’u garantuar qytetarëve të tre shteteve të drejtat përtej kufijve shtetërorë.

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me homologët Naim Qelaj dhe Faton Selami, u zotuan ta kthejnë bashkëpunimin në përfitime të prekshme për qytetarët në secilin prej tre shteteve.

Në fjalën e tij, Shabani vuri theksin te distanca mes letrës dhe terrenit.

“Qeveritë tona janë mbledhur disa herë në Tiranë, Shkup apo Prishtinë dhe kanë miratuar shumë akte lehtësuese. Por ne jemi këtu për të kontrolluar së bashku nëse ato po zbatohen. A merr vërtet shërbim mjekësor në Prizren një qytetar që vjen nga Kukësi? A trajtohen siç duhet pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar? Ky memorandum na jep mjetet për të mbrojtur çdo qytetar”, tha Shabani.

Marrëveshja trepalëshe vendos në fokus çështje me interes ndërkufitar që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: trajtimi shëndetësor në të tre shtetet, njohja e ndërsjellë e dokumenteve dhe vendimeve civile e familjare (martesa, regjistrim civil, dokumentacion personal), njohja e diplomave dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve sezonalë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge dhe kategorive të tjera të cenueshme, si dhe trajtimit institucional të rasteve individuale që përfshijnë më shumë se një shtet.

Tre Avokatët e Popullit ranë dakord të hartojnë e të prezantojnë çdo vit një Deklaratë të Përbashkët mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon. Bashkëpunimi zhvillohet në kuadër të Aleancës së Avokatëve të Popujve të Mesdheut (AOM), e cila drejtohet nga Endrit Shabani dhe ku aderojnë edhe Kosova e Maqedonia e Veriut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…