Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Shqipëri-Greqi dhe takimeve B2B të zhvilluara në Athinë, delegacioni i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve AIDA – Albanian Investment Development Agency, i kryesuar nga drejtoresha ekzekutive Laura Plaku, zhvilloi një takim dypalësh me drejtuesit e EnterpriseGreece, të kryesuar nga Marinos Giannopoulos.

Delegacioni shqiptar u mirëprit në selinë e institucionit grek në një atmosferë miqësore bashkëpunimi dhe partneriteti institucional, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy agjencive.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi nformon se “diskutimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët; pjesëmarrjen në evente dhe forume ndërkombëtare; shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira; koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në Tiranë dhe Athinë dhe identifikimin e mekanizmave konkrete për nxitjen e investimeve dhe promovimin rajonal e ndërkombëtar”.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi cilëson në një postim në rrjetet sociale se mbetet një mbështetëse aktive e këtij dialogu institucional dhe e angazhuar në ndërtimin e një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet aktorëve ekonomikë dhe institucionalë të të dy vendeve.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia