Hasani: Dakordësi për shtimin e përfaqësimit të përbashkët diplomatik me Kosovën

Lidhur me çështjet ekonomike, Hasani vlerësoi hapat e ndërmarra në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar në funksion të nxitjes së shkëmbimeve tregtare


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Prishtinë me homologen Gërvalla se së bashku kanë rënë dakord për zbatimin e detyrimeve që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, por edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

“U dakordësuam për rëndësinë e shtimit të përfaqësimit të përbashkët diplomatik, por edhe për koordinimin në kuadër të diplomacisë ekonomike që mbetet një nevojë parësore për të dyja vendet tona. Ramë dakord po ashtu të nxisim dhe intensifikojmë më tej punën për mërgatën shqiptare kudo në botë”, theksoi ai.

Lidhur me çështjet ekonomike, Hasani vlerësoi hapat e ndërmarra në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar në funksion të nxitjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe heqjen e kontrolleve kufitare gjatë fundjavave në kufirin Shqipëri-Kosovë, çka ka sjellë një rritje të qarkullimit të mjeteve dhe udhëtarëve.

“Studimi i fizibilitetetit të ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, i hap rrugën edhe projektit tjetër, atij terminalit hekurudhor të mallrave në Prishtinë, të quajtur Porti i Thatë i cili do ta shndërrojë kryeqytetin e Kosovës në një hap për transportin e mallrave ne rajon” vijoi Hasani.

“Në funksion të këtyre ideve dhe në funksion të mbarëvajtjes së punës, si pjesë e ristrukturimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ne, do të kemi së shpejti një drejtori të posaçme dedikuar koordinimit të punës me faktorin shqiptar në rajon”, theksoi Hasani.

Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik…