Hasani: Liberalizimi i vizave, i dobishëm jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave në Kosovë me Bashkimin Evropian.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot liberalizimin e vizave në Kosovë me Bashkimin Evropian.

Hasani shkroi në rrjetet sociale se sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian.

“Një hap i vonuar, që është i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në”, shkroi Hasani.

Qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…