Sesioni i 42-të i UNESCO-s, Hasani: Prioritet aksioni urgjent për klimën dhe oqeanet

Ministri i Jashtëm mori pjesë në sesionin e 42-të të Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në sesionin e 42-të të Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, në fokus të të cilës kanë qenë ndryshimet e mëdha që po përjeton bota aktualisht për shkak të konfliktit, klima dhe transformimi dixhital.

Gjatë fjalës së mbajtur, Hasani deklaroi se “aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët.”< “Aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët. Forcimi i lidhjes “natyrë, shoqëri, zhvillim” duke ndërlidhur njohuritë shkencore dhe lokale me qeverisjen gjithëpërfshirëse, mbetet thelbësore. Ne përgëzojmë punën e UNESCO-s në mbrojtjen e rezervave tona të biosferës, vendeve tona të trashëgimisë natyrore botërore dhe parqeve gjeologjike globale, duke kontribuar kështu në qëllimin global për mbrojtjen e sipërfaqes së Tokës”- tha Hasani.

Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal gjithashtu edhe tek mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe liria dhe siguria e medies. Të paktën 39 gazetarë janë vrarë brenda një muaji në luftën Izrael-Hamas. Nisur edhe nga rrethanat ekstreme në të cilat raportojnë gazetarët në konflikt, ministri Hasani shprehur mbështetjen e zëshme të Shqipërisë për sigurinë dhe lirinë e medies.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e zëshme për lirinë e shprehjes, transparencës në informacion, lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Mbështetja për gazetarinë profesionale dhe të besueshme është veçanërisht e rëndësishme në ditët e sotme, ku dezinformimi dhe lajmet e rreme po kërcënojnë vetë themelet e shoqërive dhe demokracive tona”- tha Hasani.

Duke përgëzuar rolin e UNESCO-s në mbrojtjen, promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ministri tha se: “Shqipëria mbetet e përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën, një kusht themelor për paqen dhe zhvillimin e bazuar në  parimet e barazisë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën.”

Një tjetër çështje e rëndësishme në të cilin është ndalur ministri Hasani është kriza globale në arsim.

“UNESCO ka një rol strategjik në një botë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi. Kapacitetet institucionale duhet të përforcohen për të përfshirë më të mirat e inteligjencës artificiale në të gjitha fushat përkatëse të UNESCO-s, për të adresuar sfidat etike. Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut, i cili duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Arsimi ka fuqinë të ndryshojë shoqëritë tona dhe të parandalojë pabarazinë në të ardhmen.

Megjithatë, ne mbetemi të shqetësuar për përparimin e OZHQ 4, i cili ende mbetet kritik. Pavarësisht progresit pozitiv që është bërë në OZHQ 4, duhet bërë akoma më shumë për të trajtuar urgjentisht krizën globale në arsim, me hapa konkretë duke investuar në mënyrë të barabartë dhe efikase”- tha Hasani.

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…